”Nata e fundit”, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan. Kishte kryer një seri vjedhjesh

536
Sigal

Një 29-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Elbasanit, pasi dyshohet se është autor i një serie vjedhjesh.

Në kuadër të operacionit të koduar Nata e fundit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

  • Melser Jangulli, 29 vjeç,  banues në lagjen “Vullnetari”,  Elbasan.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Elbasanit, dhe konkretisht:

  • Më datë 19.09.2018, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasanit, dyshohet se ka vjedhur një agjendari në pronësi  të shtetasit Xh.H.
  • Më datë 08.09.2018, në lagjen “Luigj Gurakuqi” , Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit Sh. A.

Më datë 05.09.2018,  në lagjen  “Syrja Dylgjeri” ,   Elbasan,  dyshohet se ka vjedhur  dyqanit (Kjoskë) në pronësi të shtetasit P. S.

Më datë 05.09.2018,  në lagjen  “28 Nëntori” , Elbasan, dyshohet se ka  vjedhur dyqani (Kjoskë) në pronësi të shtetasit A. I.

  • Më datë 03.09.2018, në lagjen “5 Maji Elbasan”, dyshohet se ka vjedhur  dyqanin e shtetasit H.F.,

Më datë 13.08.2018,  në lagjen “Viserian Xhuvani” ,  Elbasan, dyshohet se  ka  vjedhur dyqanin e  shtetasit V. K.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

  • unaza, varëse, byrzylyk, disa monedha metalike, aparatet celuar.

Si dhe materialet që autori dyshohet se I ka përdorur për të kryer vjedhjet, një çantë,  sqepar, një palë pinca,  2 kaçavida, një levë metalike.një palë gërshërë prerëse, një material qafore leshi deveje me ngjyrë të zezë dhe shirita.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

(E.K/FAXWEB.AL)