‘Nadir’ çon në pranga 40 vjeçarin/ Ja si u shpërbë organizata kriminale…

553
Policia e Shtetit bëri të ditur arrestimin e 40-vjeçarit, Nikolla Sh, në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar me emrin ‘Nadir’, në bashkëpunim me policinë italiane.
40-vjeçari rezulton se ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa më parë ishin arrestuar 12 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në arrest shtëpie në Itali.
Nga aksioni i përbashkët u sekuestruan 4 kg kokainë e pastër, 1 kg hashash dhe 36 mijë euro cash.
Hetimi i përbashkët ka bërë të mundur të ndiqen penalisht 31 persona prej të cilëve 12 janë arrestuar në flagrancë.
Të arrestuarit akuzohen se ishin pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e narkotikëve.
Dy ditë më parë u arrestuan në Itali 6 shqiptarë, 1 italian dhe 1 rumune, ndërkohë që në Shqipëri u kap 38-vjeçari nga Lushnja, Mario. Ç.
Sigal