Mushka “kontrabandë” nga Greqia për në Shqipëri, pranga xhaxhait dhe nipit

487
Policia kufitare në Korçë ka arrestuar xhaxhain dhe nipin, pasi janë kapur me mushka “kontrabandë” në kufirin greko-shqiptarë. Të njëjtat burime shtojnë se këta dy shtetas janë prangosur, pasi kanë kaluar në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri 6 mushka. Policia arrestoi Adriatik Limkën, 45 vjeç dhe Silvester Limkën, 21 vjeç, xhaxha e nip. Ata akuzohen për kontrabandë me mallra të tjera, të kryer në bashkëpunim, por edhe për kalim të paligjshëm të kufirit. Megjithatë, ka dyshime se kafshët mund të përdoreshin për trafik lëndësh narkotike.
Sigal