Muriqan, sekuestrohen 15 kilogramë lëndë narkotike, një i arrestuar

492
Rreth 15 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa është sekuestruar nga efektivët e Policisë Kufitare në Muriqan të Shkodrës në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, ndërsa është vënë në pranga edhe poseduesi i saj. Burime nga policia kanë bërë të ditur se droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Renault” me targa AA 689 JD që drejtohej nga shtetasi Eldi Aldisha , 23 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vënë menjëherë në pranga. Droga, e ndarë në 21 pako të mbështjella me natriban, ishte fshehur në depozitën e gazit të kondicionerit.
Sigal