Mungesa e sinjalistikës dhe e sigurisë rrugore, shkaku i aksidenteve

2302
Petraq BARJAMI
Në Shqipëri numri i viktimave në asfalt është më i madh nga të vrarët në Siri
Përditë ndodhin aksidente vdekjeprurëse në të gjitha akset kombëtare dhe rrugët e Shqipërisë. Jo vetëm kaq. Aksidente vdekjeprurëse ndodhin edhe brenda në qytetet urbane, ku makinat aksidentojnë për vdekje këmbësorët, biçiklistët dhe motoçiklistët. Aksidentet brenda qendrave urbane, ndodhin në më të shumtë e rasteve nga shpejtësia e madhe e automjeteve, nga mungesa e sinjalistikës dhe e sigurisë rrugore, por edhe nga mungesa e duhur dhe profesionale e monitorimit të rrugëve nga policia rrugore.
Mbi 110 të vdekur nga aksidentet në 7 muajt e 2018-s
Nëse u referohemi statistikave të publikuara në 7 muajt e 2018-s, në rrugët e Shqipërisë kanë humbur jetën mbi 110 persona, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë të aksidentuar, shumica e tyre do të duhet një kohë e gjatë për të rehabilituar shëndetin e tyre. Ndërsa shteti ynë humbet qindra milionë euro ën vit, për shpenzimet që i duhet të paguajë për të përballuar pasojat e rehabilitimit të të aksidentuarve në spitalet publike, por edhe duke paguar çdo vit pensione invaliditeti. Nëse do të kishte një përkujdesje më të madhe nga institucionet shtetërore, atëherë, këto qindra milionë euro, mund të shpenzoheshin në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të vendosen sa më mirë dhe kudo sinjalistika rrugore dhe elementët e sigurisë rrugore, të bëhet monitorimi më i mirë nga Policia Rrugore gjatë akseve dhe në segmentet që kanë rrezik potencial për aksidentet, dhe jo të qëndrojë statike, e më shumë për të vendosur gjoba.
Sigal

Kronika e zezë e aksidenteve të djeshme
Përplasja ‘kokë më kokë’ e makinave, ja kush është kambisti që humbi jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, ndërsa ka humbur jetën Behar Malka 48 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Luzat, ku automjeti tip ‘Mercedes-Benz’, me targa AA 363 CV, me drejtues shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në Tepelenë, me automjetin tip ‘Audi’, me targa EBEFT 101, me drejtues shtetasin F. T., 43 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi B. M., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’.
Makina përplas në rrugë 3-vjeçarin në Tiranë
Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në Shkozë të Tiranës. Një automjet ka përplasur në rrugë një fëmijë 3-vjeçar. Menjëherë fëmija është dërguar në spital. Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka qenë një mjet me targa AA 644 i drejtuar nga Gentian Hyka, ai që ka shkaktuar aksidentin.
 Policia Rrugore apel shoferëve: Respektoni rregullat

Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola ka bërë një analizë paraprake dhe ka dhenë këshilla për drejtuesit e mjeteve në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve deri në 20 Gusht 2018. Z. Tola tha se fokusi i Policisë Rrugore këtë javë do të vijojë të mbetet kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse si dhe tejkalimet e shpejtësisë. Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola tha se, përveç përdorimit të radarëve matës të tejkalimit të limiteve të shpejtësisë së mjeteve, shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar kontrollet edhe me dronë në akset kryesore rrugore.