Motrat rrëfejnë: I helmuam se na rrihnin, dogjëm shtëpinë të fshinim provat

453
Zbardhet dëshmia e dy motrave nga Durrësi të cilat u zhdukën për një muaj pasi helmuan familjarët e tyre i vunë flakën banesës dhe i vodhën. Gjatë kësaj kohe vajzat kishin jetuar me paratë që i kishin marrë prindërve. Orialda dhe Klevisa Kajtazi kanë shpjeguar para grupit hetimor se të dyja kanë patur konflikte në familje, janë keqtrajtuar nga prindërit dhe nga motra e madhe Alketa, dhe janë dhunuar fizikisht prej tyre. “Për të dalë nga situata e krijuar në familje u ka lindur mendimi të përdorin në ushqimin e gatuar ilaçe gjumi. Këto ilaçe janë përdorur prej tyre dy herë. Herën e parë në muajin maj 2015 dhe herën e dytë më 14 korrik 2015 që ka sjellë si pasojë dhe shqetësime shëndetësore dhe shtrimin në spital të familjarëve” informon prokuroria.

Largimi nga frika se mos zbuloheshin- “Pas helmimit, kur pasditen e 15 korrikut 2015, kur familjarët Hyqmet Kajtazi, bashkëshortja e tij Anila Kajtazi dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi kanë qenë në spital, dy vajzat e vogla, Orialda dhe Klevisa Kajtazi kanë qenë vetëm në banesë. Ato shpjegojnë se në banesë kanë shkuar punojës policie për të parë dhe për të pyetur për shkakun e helmimit. Pas këtij momenti, vajzat e kanë ndier veten të frikësuara dhe kanë vendosur të largohen nga banesa, si e vetmja mënyrë për të mbuluar atë që kishte ndodhur me ilaçet në ushqimin e prinderve dhe njëkohesisht për të shpëtuar prej keqtrajtimit të tyre. Pasi kanë vendosur të largohen nga banesa, kanë marrë me vete disa veshje, dokumentet” informon prokuroria e Durrësit. Humbja e gjurmëve duke djegur banesën- Të nesërmen më 16 gusht, kur Hyqmet Kjatazi, bashkeshortja e tij Anila Kajtazi dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi,kanë qenë në spitalin e Traumës në Tiranë në shtëpi ka rënë zjarr. “Rreth orës 02.30, në lagjen 15 në Durres, në banesën e Hyqmet Kajtazit ka rënë zjarr dhe jane djegur sende dhe orendi shtëpiake. Në banesë nuk ka patur njerëz të pranishëm. Në kohën që nga banorët e zonës është konstatuar rënia e zjarrit, dy vajzat e mitura Orialda dhe Klevisa nuk kanë qenë në banesë por ishin larguar në drejtim te paditur” sqaron prokuroria më tej.

Hyqmeti kthehet në shtëpi gjen të vjedhura lekët- Kur Hyqmeti ka shkuar në shtëpi ka konstatuar se nuk gjendeshin më shuma e të hollave prej 400.000 leke dhe 800 Euro.
Vajza e vogël shkroi letrën – Gjithashtu në banesë, pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, është gjetur një letër e shkruar me shkrim dore dhe me përmbajtje të dyshimte, si “ Meti ta morr hakun, të lashë pa shtëpi dhe pa dy vajzat e tua që nuk do ti shohesh më me sy kurre . . . etj” “Është kryer ekspertimi grafik dhe me aktin e ekspertimit datë 29.07.2015 ka rezultuar se dorëshkrimi i tekstit në formen e një letre drejtuar Metit . . . duhet të jetë shkruar nga Klevisa Kajtazi, vajza e vogël krahasuar me modelet e paraqitura” sqarojnë hetuesit Vajzat u gjetën më 13 gusht në një banesë në Vlorë të cilën ata e kishin marrë me vete. Gjithashtu në banesen ku ato qëndronin janë sekuestruar shuma e parave prej 100.000 leke, 100 Euro, telefonat celulare, pasaportat në emër të shtetaseve Alketa Kajtazi dhe Orialda Kajtazi, karta e identitetit te shtetases Alketa Kajtazi. Dy vajzat akuzohen për “vjedhje” dhe “Shkaterrimi i prones ne zjarr” e parashikuar nga neni 134/2, 151 i Kodit Penal.
Sigal