Motrat me drogë në SHBA, Jonida ka qenë oficere police

496
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me motrat shqiptare Jonida dhe Denisa Aliçka, të cilat janë arrestuar në SHBA disa javë më parë së bashku me dy persona të tjerë, nën akuzën e “trafikut të drogës”. Motrat Aliçka kanë lindur në Shqipëri dhe shkuan në SHBA në vitin 2000. Jonida Aliçka është e lidhur me Stephen Vozar, një trafikant kokaine i dënuar më herët. 
Jonida ka shërbyer më parë si police rezervë 1 herë në javë në Policinë Linndale. Dhe gjatë kësaj kohe, ajo ka bërë disa shkëmbime droge gjatë kohës që mbante veshur uniformën e policisë. Ajo u arrestua dhe u shkarkua në atë kohë. Dy motrat ranë në sy të hetuesve federalë për shkak të jetës luksoze që bënin, makinave të shtrenjta, udhëtimeve në Majemi dhe ndërhyrjeve kirurgjikale që bënin. Denisa Aliçka, shkruajnë mediat amerikane, kohët e fundit kishte blerë një Mercedes-Benz. Gjatë momentit të arrestimit, dy motrat u kapën me 20 kilogramë marijuanë.
Sigal