Motra nuk e fal e Nazime Vishën: Po e pashë do ta vras!

447
“Më ka shkaterruar jetën! E vraftë Zoti! E bëftë zoti copa”. Motra e Nazime Vishës, e martuar me vëllain e Fiqiri Muçës, i vrarë prej vajzes pasi i kishte kërkuar takim me telefon në Krrabë, katër vjet pas krimit është pjesë e familjes Muça. Ajo jeton përballë shtëpisë ku rrit fëmijët e veja e Fiqiriut dhe thotë se nuk ka për ta falur kurrë Nazimen. Që prej ngjarjes Lutfia s’ka folur në telefon as me prindërit e saj dhe as me të motrën, një vendim i marrë prej saj ndoshta për të ruajtur familjen. “Nuk flas! Nuk e marr ne telefon dhe nuk e kam takuar as në burg”, thotë Lutfia. Me pakënaqësi e ka pritur dekretin e faljes veçanërisht bashkëshortja e Fiqiri Muçës. “Ajo është një kriminele! Është një vrasëse. Po e pashë do ta vras”, thotë ajo. Bashkëshortja e Fiqiriut thotë se Nazimja manipuloi gjykatat dhe opinionin me pamjen e të pafajshmes dhe se ka mashtruar kur pretendoi se ishte abuzuar seksualisht.
Sigal