Motori përplaset me furgonin në Pogradec, në gjendje të rëndë drejtuesi

462
Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur në Pogradec paraditen e sotme. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën e Volorekës, ndërsa janë përplasur një furgon më një motorr. I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit tip ‘Benz’, F.T.
Njoftimi i policisë: 
Më datë 08.07.2017 jemi njoftuar se në rrugën e Volorekës janë përplasur një mjet tip motorr pa targa dhe një mjet furgon tip “Benz – Mercedez” me targa AA 641 HV, me drejtues shtetasin F.T.

Për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesi i motorrit (ende i paidentifikuar) i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit, ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sigal