Motori përplas këmbësoren 52 vjeçaren në Tiranë

454
Sigal

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, ku një 52 vjeçare ka mbetur e lënduar rëndë pasi është përplasur nga një motor.

Në këtë aksident me lëndime më të lehta ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku një motoçikletë ka goditur një këmbësore, shtetasen B.P, rreth 52 vjeçe, e cila u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se nga përplasja ka mbetur i dëmtuar edhe vetë drejtuesi i motorit V.Gj, 30 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbulimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Më datë 06.08.2019, rreth orës 13.00, në rrugën “Dritan Hoxha”, një motoçikletë ka goditur një këmbësore, shtetasen B.P, rreth 52 vjeçe, e cila u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vetë drejtuesi i motorit V.Gj, 30 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.