Motorçikleta përplas këmbësorin në hyrje të Lezhës, dy të plagosur

507
Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes në hyrje të qytetit, ku një motorçikletë përplasi një këmbësor.
Për pasojë si kalimtari ashtu dhe drejtuesi i motorçikletës mbetën të plagosur.
Ata u transportuan drejt spitalit të Lezhës për mjekim.
Mësohet se kalimtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sigal