Motoja e ushtarit që shpërndante kokainë në Tiranë: Mëso t’ja dalësh vetë sepse…

112
Personi që shihni në foto është 22-vjeçari i arrestuar sot nga Policia e Tiranës, pasi shpërndante kokainë në kryeqytet. Në profilin e tij të ‘Facebook’-ut shihet se Xhuljani Kasa është aktiv dhe poston foto, madje edhe ato gjatë detyrës së tij si ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore.
Ndërkohë, në foton e zgjedhur për cover në ‘FB’ i riu poston një thënie: ‘Mëso t’ja dalësh vetë sepse kur ke nevojë zhduken të gjithë’. Madje, Kasa ka publikuar edhe foto me armën e tij të shërbimit.
22-vjeçari u arrestua bashkë me shokun e tij Denis Kanani. Këta dy shtetas janë konstatuar të ulur në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup.