Motoçiklisti përplaset për vdekje nga makina

479
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Lezhës. Burime nga policia thanë se personi që ka humbur jetën ka qenë duke lëvizur me motocikletë kur është goditur nga një makinë. Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital, si pasojë e goditjeve të forta.
Sigal