Moti i keq, dallgët aksidentojnë 18 – vjeçarin rus

448
Futet në det për të notuar, por dallët e forta i shkaktojnë dëmtime në trup. Një – 18 vjeçar rus me inicialet A.D ka marrë disa dëmtime në trup si pasojë e dallgëve të forta dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 18:00, në plazhin e Himarës pranë vendit të quajtur “Gjiri i Gjipeut” .
I dëmtuari ka qenë nën shoqërinë e personave të tjerë të huaj të cilët kishin dalë në këtë zonë për të notuar por vetëm 18-vjeçari ishte futur në det.
Po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me ngjarjen
Sigal