Motër e vëlla vrasin bashkëfshatarin, shkak gështenjat

536
Një 58-vjeçar është vrarë më armë zjarri në Kurbin në orët e para të mëngjesit. Ndrec Prendi u gjet i pajetë këtë mëngjes në një pyll në fshatin Selitë. Dyshimet e para të policisë janë se 58-vjeçari mund të jetë vrarë nga dy bashkëfshatarë të rinj, motër e vëlla, për shfrytëzimin e pemëve të gështenjave. Burime nga policia e Kurbinit thanë për Shqiptarja.com se janë dy autorë që dyshohet të kenë bashkëpunuar për krimin makabër. Bëhet fjalë për dy të rinj, një vajzë dhe një djalë nga e njëjta familje, Indrit Ndoci 29-vjeç dhe Xhoana Ndoci 24 vjeç. Policia thotë se i ka shpallur ata në kërkim.
Sigal