“Mos e ngacmoni, është e dashura ime”, flet i riu që plagosi 4 studentët para Presidencës

792
Zbulohen detaje të reja nga plagosja me thikë e një dite më parë në Tiranë, përballë Presidencës. Burime nga policia bëjnë me dije për “Gazetën Shqiptare”, dëshminë që i arrestuari Henri Karaj ka dhënë përpara policisë duke treguar arsyen e vërtetë që çoi në degradimin e sherrit deri në përdorimin e mjeteve prerëse. Sipas tij, ai është konfliktuar me katër të rinjtë e tjerë, pasi këta të fundit në mënyrë të vazhdueshme i kishin ngacmuar të dashurën.
“Nuk shkova per ti plagosur. Ne u takuam dhe nje dite me pare dhe u thashë qe ajo është e dashura ime dhe te mos e ngacmojnë. Kur ata pasdite e kishin ngacmuar serish. Kur i pashe këtë gjë u thashë por ata me ofenduan dhe tentuan te me godisnin dhe unë qëllova me biçakun qe kisha me vete” ka thënë Henri Karaj.
Po të njëjtat burime nga policia bëjnë po ashtu me dije se është shpallur në kërkim edhe 19-vjeçari me iniciale F.S., shok me Karajn dhe që mësohet se ka qenë i pranishëm gjatë sherrit por është larguar me ardhjen e policisë. Kujtojmë se një ditë më parë përpara Presidencës, një sherr mes studentësh për motive banale përfundoi me përdorimin e thikës, duke sjellë edhe 4 të plagosur.
Sigal