Morinë, arrestohet një 33-vjeçar, kapet me 2.5 kg kanabis

511
Policia ka arrestuar sot në pikën kufitare të Morinit një person për trafikim të lëndëve narkotike.Elton Lika, 33 vjeç, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Renault”me targa TR 8348 R, i janë gjetur 7 pako të mbështjella me natriban, të dyshuara me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë rreth 2.5 kg. Gjithashtu gjatë verifikimit të të dhënave në sistem ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ishte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit, kryer në bashkëpunim”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sigal