Morinë, arrestohet 35-vjeçari, ishte në kërkim ndërkombëtar për grabitje

524
Policia e Kukësit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për grabitje. Sipas burimeve zyrtare është ndaluar në Stacionin e Policisë Kufitare të Morinës, 35-vjeçari Kristian Bibaj, për të cilin ka rezultuar se ka një urdhër-arresti nga Gjykata e Bergamos. Kjo gjykatë ka dhënë për 35-vjeçarin nga Klosi masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grabitja në bashkëpunim”, vepër për të cilën maksimumi i dënimit është 10 vjet burg. Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar dy persona në kërkim ndërkombëtar.
Sigal