Mori peng dhe dhunoi 19-vjeçarin, arrestohet kryeplaku në Korçë (Emri)

134
Kryeplaku i fshatit Biranj, në Korçë, është arrestuar në flagrancë ditën e sotme pasi akuzohet për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.
Sipas policisë së Korçës, 36-vjeçari Bledi Nurçe, banues në fshatin Biranj (me detyrë Kryeplak i këtij fshati), ka dhunuar një 19-vjeçar, për të cilin dyshonte se kishte kryer një grabitje.
“Më datë 05.02.2018, në fshatin Biranj, shtetasi Bledi Nurçe, ka shkuar tek banesa e shtetasit K.R, 19 vjeç e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte Policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit L.M, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2018.
Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, Bledi Nurçe sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K.R, me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lirë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Blutë e Korçës pas ngjarjes kanë arrestuar kryeplakun e fshatit Biranj, dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ndërsa, materialet në ngarkim të 36-vjeçarit i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.