Mori me qira makinën dhe nuk e ktheu, si e pësoi 21-vjeçari nga Lushnja (Emri)

467
Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka marrë një makinë me qira duke përdorur dokumente të falsifikuara, por nuk e ka kthyer. Në pranga ka rënë Romarjo Çepele, 21 vjeç, banues në fshatin Fier-Shegan, Lushnje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Romarjo Çepele, 21 vjeç, banues në fshatin Fier-Shegan, Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 29.08.2017, me anë të mashtrimit, duke përdorur dokumenta identifikimi të falsifikuara, ka marrë me qera tek firma “ADS” në lagjen “Apollonia”, mjetin tip “Ford Fiesta” me targa AA 864 RN dhe nuk e ka kthyer.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga Neni 143/1 i Kodit Penal.
Sigal