Mori 8 mijë euro duke mashtruar 36 vjeçaren, lihet në burg i riu

480
Sigal

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 31 vjeçarin Elvis Gjata, i arrestuar dy ditë më parë, i cili me anë të mashtrimit i kishte marrë 8 mijë euro një 36 vjeçareje nga Librazhdi.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të tre banues në Korçë.

“Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd” informoi policia e Korçës.