Mori 600 mijë lekë, prokuroria plotëson dosjen për gjyqtarin Hoxha

430
Prokuroria për Krime të Rënda i ka komunikuar akuzën dhe merr të pandehurin gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, i akuzuar për “korrupsion pasiv. Ai dyshohet se ka marrë 600 mijë lekë të reja nga një person, palë në një proces gjyqësor civil që drejtohej prej tij.
Së bashku me gjyqtarin, Prokuroria për Krime të Rënda i ka komunikuar akuzën edhe Dritan Jazexhiut dhe Novruz Gajdes, të akuzuar për “korrupsion aktiv të gjyqtarëve”. Gjithashtu, është komunikuar akuza edhe për shtetasit Lejdon Hoxha, (i biri i gjyqtarit), i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; Altin Malaj, për veprën “moskallëzim krimi” dhe Gerald Hoxha, për veprën e “deklarimeve të rreme”. 
Për këtë të fundit ka rezultuar se ka qenë në dijeni të veprimeve të mësipërme dhe ka deklaruar rrethana të rreme para oficerit të policisë gjyqësore. 
Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar hetimet, në bazë të të cilave ka rezultuar se shtetasi Dritan Jazexhiu ishte në një proces gjyqësor civil, i cili zhvillohej në Gjykatën e Tiranës, nën drejtimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha. Jazexhiu, nëpërmjet shtetasit Altin Malaj, është njohur me të pandehurin Novruz Gajdja. Ky i fundit ka marrë përsipër që të ndërhynte te gjyqtari Ibrahim Hoxha, me qëllim që ai të jepte vendim gjyqësor në favor të tij.
Sigal