Morën ryshfet, pranga 3 punonjësve të Hetimit Tatimor

71

Tre punonjës të Hetimit Tatimor-Tiranë janë vënë në pranga për shpërdorim detyre. Në kuadër të operacionit të koduar “Pritja”, pas hekurave ranë Maluen Hoxha, 30 vjeç, Alban Kapo, 28 vjeç, dhe Idajet Vrapi.

Burime zyrtare nga policia pohuan se punonjësit shpërdoruan detyrën, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të ryshfetit.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Hetimet po vijojnë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal.