Morën peng 22-vjeçarin se humbi 1kg marijuanë, pranga tre shqiptarëve

525
Katër persona, një italian e tre shqiptarë, janë arrestuar nga karabinierët në Pergine Valsugana, në Trentino-Alto Adige, me akuzën e rrëmbimit dhe rrahjes së një 22-vjeçari, fajtor për humbjen e një kileje marijuanë që duhej ta ruante.

I riu, i marrë peng në shtator 2016, ishte liruar vetëm pasi i ati kishte paguar “gjobën” shtatë mijë euro.

Karabinierët janë në kërkim të një personi të pestë, edhe ai shqiptar, i cili ka mundur t’i shpëtojë arrestimit.
Sigal