Morën 200 mijë lekë për një operacion, në procedim 3 mjekë në Korçë

551
Tre mjekë të spitalit të Korçës, mes tyre shefi i urgjencës dhe dy mjekë kirurg janë në procedim penal pasi akuzohen se për një operacion kirurgjikal, i kanë marrë një shtetasi shumën prej 20 000 lekësh (të reja).
Hetimet kanë siru nga Seksioni i Krimit Ekonomiko – Financiar.
Sipas policisë së Korçës, procedimi ndaj tyre filloi pasi ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Mjekët ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal janë:
K.SH, 43 vjeç, shefi i urgjencës së spitalit të Korçës.
R. Ç, 45 vjeç, mjek kirurg pranë spitalit të Korçës.
V.B, 68 vjeç, mjek kirurg pranë spitalit të Korçës.
Shefi i urgjencës dhe dy mjekët janë banues në këtë qytet.
“Procedimi penal ndaj tyre, filloi pas denoncimit të bërë nga një qytetar, në emisionin investigative “Fiks Fare”. Këta shtetas, me detyrë mjek pranë Spitalit Rajonal Korçë, për një operacion kirurgjikal, i kanë marrë një shtetasi shumën prej 20 000 lekësh (të reja)” thuhet në njoftimin e policisë.
Pas kësaj ngjarje, Policia e Shtetit fton mediat, të denoncojnë çdo rast korruptiv apo aferë, duke garantuar se do t`i ndjekë në kohë dhe me seriozitet denoncimet, duke vënë përpara përgjegjësisë, çdo shkelës ligji.
Sigal