MM padit ish-shefin e Shtabit Xhemal Gjunkshi: Pagoi udhëtimet e gruas me paratë e buxhetit

429
Ministria e Mbrojtjes ka paditur sot ish-shefin e Shtabit, Xhemal Gjunkshi. Mbrojtja i kërkon Gjykatës së Tiranës të detyrojë Gjunkshin t’i kthejë këtij institucioni 5.845 euro, të marra nga buxheti i shtetit por edhe si paradhënie nga rroga e tij. Sipas MM-së Gjunkshi i ka përdorur këto para të buxhetit të shtetit për të paguar udhëtimet jashtë shtetit të bashkëshortes së tij.

PADIA
Paditësit: Ministria e Mbrojtjes
Të paditurit: Xhemal Gjunkshi
Objekti: Detyrimin e të paditurit Xhemal Gjunkshi të kthejë shumën prej 5.845 euro që i përket vlerës së biletave të udhëtimit për jashtë shtetit të bashkëshortes së paditësit të paguara padrejtësisht nga buxheti i shtetit dhe 800 euro të marra paradhënie sipa urdhrit të MM nr. 1793. date 09.09.2013 ose 1793. date 09.09.2013 ose kompensimin e detyrimeve duke e kompensuar këtë detyrim nga pagesa kalimtare, shpërblimi i menjëhershëm dhe nga të drejtat e tjera.
Gjyqtari: Rezarta Balliu(Vigani)
Sigal