Mjeti përplas për vdekje këmbësorin në aksin Fier-Patos

516
Një 65 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi e ka përplasur një mjet në aksin Fier-Patos. Sipas policisë së Fierit, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, në aksin rrugor Fier–Patos, në vendin e quajtur “Transport”. Shtetasi K.S, 42-vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip Nisan me targa greke YMZ 4343, ka goditur këmbesorin, me iniciale R.Gj., 65-vjeç, banues në Fier, i cili gjeti vdekjen rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Sigal