Mjeti me targa greke del nga rruga dhe përfundon në kanal, dy të plagosur në Vlorë

526
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Vlorës. Ngjarja në fjalë është regjistruar pranga fshatit Bestrovë, në vendin e njohur ‘Pusi i Mezinit’.
Në aksident është përfshirë një mjet tip ‘Suzuki’ me targa greke, i cili thuhet se ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë dy persona që gjendeshin brenda janë plagosur rëndë.
Fill pa aksidentit të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk dihet, janë transportuar me urgjencë për në spital. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal