Mjeti del nga rruga; plagoset foshnja 6 muajsh dhe nëna e tij

453
Në segmentin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, te rreth-rrotullimi i Çermës ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e dy personave. Burime nga policia bëjnë me dije se makina targa AA 487 BJ, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë. Si pasojë është dëmtuar një fëmijë gjashtë muajsh me inicuale P.Sh., i cili ishte në mjet me prindërit e tij A.Sh., 30 vjeç dhe A.Sh., 23 vjeçe, banues në fshatin Muçias. Fëmija u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.
Gjithashtu u dëmtua dhe pasagjerja, shtetasja N.H, 21 vjeçe, banuese në fshatin Muçias, e cila pasi mori mjekim në Spitalin Lushnje u largua për në banesë. Ndërkaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin Adriatik Gremi, 30 vjeç, banues në fshatin Muçias, Divjakë. Materialet i kaluan Prokurorisë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sigal