Mjeti del nga rruga dhe përfundon në treg, një i vdekur në Milot

492
Një person rreth 60 vjeç ka gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur paraditen e së dielës në Fushë-Milotit.
Burime paraprake nga policia lokale bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një automjet, i cili ka dalë nga rruga nacionale që kalon në këtë qytet dhe ka përfunduar në zonën e tregut. Policia thotë se mjeti drejtohej nga shtetasi Pashk Vokrri, i papajisur me leje drejtimi dhe person invalid, i cili është arrestuar nga uniformat blu. Të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Laçit dhe të Tiranës, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara. Në orarin kur ka ndodhur aksidenti tregu është mjaft e populluar.
Sigal