Mjacaj pranon vrasjen:I qëllova tentuan të më marrin kallashin

438
SHKODER – 20-vjeçari Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve në ambientet e policisë së Shkodrës se është ai autori i vrasjes së 2 turistëve çekë mbrëmjen e së premtes. Ai ka treguar se u fut në makinën e turistëve nën kërcënimin e armës në fshatin Lotaj.
Sipas tij pranë fshatit Prekal, çeku Michal Svatos tentoi t’i merrte armën dhe ky ka qenë momenti që ai e ka shkrepur kallashin ndaj të dyve. 
Policia ka mundur të arrestojë rreth orës 16:00 të së dielës dy ditë pas vrasjes së turistëve çek në një aksion të nisur nga mbrëmja e së shtunës, autorin që ekzekutoi me kallashnikov dy të rinjtë nga brenda makinës së tyre. 20-vjeçari Sokol Mjacaj lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit u kap në një banesë dy kateshe ne fshatin Grude e Re ku rreth 350 forca te policise lokale, FNSH-se, RENEA-s e njesite snajper e kishin lokalizuar.
Sipas policisë, Mjecaj është personi i cili i ka marrë jetën turistëve çek Michael Svatos dhe Anna Kasinoves. Një akuzë e tillë është e vërtetuar shkencërisht, – thote policia, – përmes gjurmëve qe i riu ka lene në brendësi të makinës, por edhe armes se krimit me te cilen qelloi pas koke turistet. Dyshohet se jane gjurmet e gjakut dhe te gishterinjve qe policia ka gjetur ne fuoristraden e çekeve qe kane “fundosur” autorin e ri në moshe. 
Edhe pse 20 vjeç Mjecaj, sipas policisë është me rrezikshmëri të lartë. Ai është i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije në bashkëpunim në vitin 2010 ku u dënua me 4 vite burg, por për shkak të kohës së paraburgimit kreu vetëm 3, duke dalë në vitin 2013 nga burgu. Por ai është dënuar sërish për vjedhje në vitin 2014, duke dalë nga burgu rreth fundit të muajit prill 2015.
Ora 18:18 Mjecaj pranon vrasjen:I qëllova se tentuan të më marrin kallashin
20-vjeçari Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve në ambientet e policisë së Shkodrës se është ai autori i vrasjes së 2 turistëve çekë mbrëmjen e së premtes. Ai ka treguar se u fut në makinën e turistëve nën kërcënimin e armës në fshatin Lotaj.
Sipas tij pranë fshatit Prekal, çeku Michal Svatos tentoi t’i merrte armën dhe ky ka qenë momenti që ai e ka shkrepur kallashin ndaj të dyve. 
Sigal