Misteri/ Shqiptari vrau veten 1 muaj më parë, kufoma e të dashurës gjendet e shpërfytyruar

94
Policia italiane ka gjetur dje trupin e pajetë të një gruaje, që dyshohet të jetë e dashura e një shqiptari, i cili pak kohë më parë vrau veten. Mediat italiane raportojnë se kufoma që dyshohet se i përket Sofiya Melnyk, 43-vjeçares ukrainase, u dërgua në morgun e spitalit të Trevisos, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të vërtetuar shkaqet e vdekjes.
Sofiya Melnyk, e dashura prej 16 vitesh e shqiptarit Daniel Paskali, u zhduk më 15 nëntor nga Cornuda, në zonën e Trevisos. Kufoma, gati e shpërfytyruar u gjet dje në malin Grappa, e mbështjellë në një qese të zezë për mbeturina.
NGA ZHDUKJA E TË DASHURËS, TEK VETËVRASJA
50-vjeçari shqiptar, Daniel Paskali i dha fund jetës në banesën e tij në 28 nëntor të këtij viti në Cornuda të Trevisos. Në ato kohë mediat shkruan se në 17 nëntor Paskali kishte denoncuar në polici zhdukjen e të fejuarës së tij 43-vjeçare nga Ukraina.
Edhe në atë kohë nuk u përjashtua mundësia që të dyja ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën. Ndërkohë, makina e gruas u gjet në zonën e ‘Forcella Mostaçit’, ndërsa dje u gjet trupi. Sakaq, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes.