Misteri/ Infermieri në Elbasan gjendet i pajetë, policia nis hetimet

546
Një person është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta në Elbasan. Deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaku që ai ka humbur jetën.
Burime jo zyrtare bënë me dije për se viktima dyshohet se ka punuar infermier në Njësinë Administrative Lunik në Bashkinë e Librazhdit.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë parë një trup të pajetë, ndërsa më pas kanë sinjalizuar policinë. Sakaq, trupi i personit te pajete është dërguar në morgun e Qendrës Spitalore të Elbasanit për t’ju bërë autopsia.
Sigal