Mister identiteti i skeletit që u gjet në Dajt

406
Hetimet e policisë nuk kanë mundur të zbulojnë asgjë të re mbi skeletin që u gjet në Shupal të Dajtit, dy ditë më parë.
Hetuesit thonë se ai i përket një mashkulli te moshës 50 deri në 60-vjeç.
I mungojnë një pjesë e gjymtyrëve, ndërsa nuk ka shenja dhune, pasi asnjë kockë nuk rezulton e dëmtuar apo e thyer. Nuk ka të dhëna as mbi shkakun e vdekjes, nëse ka qenë natyrale apo vrasje.
Hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë gjetur vdekjen nga dhuna, pasi i mungojnë gjymtyrët.
Një tjetër version është ai i humbjes së jetës nga zjarri, pasi zona ku u gjet skeleti ishte e djegur.
Ekspertët presin përgjigjen e mjekësisë ligjore për të përcaktuar rrethanat.
Deri tani në polici nuk ka pasur asnjë telefonate për persona të interesuar për të afërm të zhdukur
Sigal