Mirditë, sekuestrohen 424 kg kanabis, në kërkim Administratori i Njësisë Bashkiake

432
Policia e Mirditës ka sekuestruar 424 kg lëndë narkotike dhe ka vënë në pranga 1 person, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Sipas të dhënave zyrtare në kuadër të operacionit të koduar “Shendellia” është arrestuar shtetasi Simon Beqiri, 64 vjeç, banues në Lezhë. Po kështu janë shpallur në kërkim shtetasit Petro (Petrit) Doda (Bardhi), 43 vjeç, aktualisht banues në fshatin Shëndelli Sarandë, me detyre administrator në njësinë administrative Kaçinar Bashkia Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të Kufirit” si dhe Florian (Fran) Bardhi, 50 vjeç, aktualisht banues në fshatin Shendelli Sarandë.
Ndalimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në pronësi të shtetasit Simon Beqiri që ndodhet në fshatin Simon, të njësisë administrative Kacinar, Mirditë u gjetën 424 kilogramë lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike Canabis Sativa e cila ishte në gjendje të tharë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se kjo sasi lënde narkotike po përgatitej për ambalazhim, dhe trafikimi i përkiste dy vëllezërve Petro Doda dhe Florian Bardhi të cilët duke përfituar nga njohja e mirë e terrenit mundën të largohen dhe ti shpëtonin kapjes nga ana e Policisë.
Dy vëllezëritnë fshatin Simon – Kacinar kanë jetuar përpara disa vitesh dhe aktualisht janë me banim në fshatin Xarre, Sarande ku dhe lënda narkotike do të trafikohej në drejtim të Greqisë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Sasia e lendes narkotike
Një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike
Thasë plastik që do të shërbenin për paketimin
Pasaporte biometrike në emër të Florian Bardhit
Dokumentacioni i automjetit me targe AA 519 JZ si dhe pajisje të tjera të gjetura në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”.
Sigal