Mirditë/ Sekuestrohen 25 kg drogë, në pranga babë e bir

405
Policia e Mirditës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte, ka sekuestruar 25 kilogramë drogë, në fshatin Xhuxhe dhe ka arrestuar shtetasin Kolë Biba. Gjithashtu, një tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e Bibës, u gjet sasia e drogës, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij, Mark Biba. Ky i fundit mundi t’iu shpëtojë prangave të policisë. Mësohet se sasia e drogës u gjet në dyshemenë e banesës, e cila ishte e hapur duke u përpunuar për paketim. Policia dyshon se familja Biba, e ka patur të mbjellë bimën narkotike në afërsi të banesës së tyre, dhe më pas e kanë bërë gatim për tregti. Materialet në ngarkim të Kolë Bibës, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”.
Sigal