Mirditë, pranga dy vëllezërve, u kapën duke transportuar lëndë drusore pa leje

402
Policia e Mirditës ka arrestuar dy vëllezër, pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion e duhur ligjor dhe duke drejtuar mjetet kamion IFE targa TR1857A e kamion Mercedez benz targa TR7984T pa leje drjetimi. Po ashtu gjatë shoqërimit për komisariat këta shtetas kanë kundërshtuar punonjesin e policisë.

Të arrestuarit janë shtetasit Albert Prenda 27 vjeç dhe Eduart Prenga 25 vjeç, të dy banues në Mirditë. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale. ‘’Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’’, ’’Prerjes së paligjshme të pyjeve’’ dhe ’’Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt’’.
Sigal