Mirditë, asgjësohen 2476 rrënjë kanabis, një i arrestuar

351
Operacionet antikanabis të policisë kanë vazhduar edhe gjatë ditës së premte, ku në Mirditë janë asgjësuar me anë të djegies 2476 rrënjë kanabis, ndërsa është arrestuar një person. Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasin Kol Rregji, 52 vjeç, banues në Bulshar të Mirditës, pasi në tokën e e tij u gjetën bimët narkotike të llojit kanabis, me një lartësi 1.5 deri në 2 metra, të cilat u asgjësuan menjëherë më pas me djegie. Edhe një ditë më parë, policia e Mirditës zbuloi një parcelë me 174 bimë narkotike në fshatin Fan.
Sigal