Ministri Halimi: “Kjo reformë e vendos realisht Shqipërinë në një lider në rajon”, Wollfarth: “Ministri Halimi, një punë të shkë

196

Inaugurohet Qendra e Mbikëqyrjes Elektronike e personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor

 

 

U inaugurua dje projekti ‘Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor”, projekt i cili ka nisur para disa muajsh. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se ky sistem do të ulë ndjeshëm shpenzimet ndërsa do të jetë një projekt pilot për personat që janë në arrest shtëpiak. Sipas ministrit, ky sistem redukton procedurën, kursyen para për shtetin, redukton, burokracinë,  duke patur nën kontroll sigurinë publike. Ministri Halimi, ndër të tjera, tha: “Për Ministrinë e Drejtësisë sot është një ditë jashtëzakonisht e veçantë, sepse kurorëzon një nga reformat e saj më ambicioze. Një reformë, e cila e vendos realisht Shqipërinë në këtë përvjetor të jashtëzakonshëm të saj, në një vend lider në rajon. Ne sot finalizojmë brenda një kohe të shkurtër projektin pilot “Për Mbikëqyrjen elektronike të personave me vendime penale”. Kjo është një reformë, e cila është pjesë e reformës në Drejtësi, sepse ekzekutimi i vendimeve është pika më fundore, por dhe më e rëndësishme e zbatimit të ligjit dhe sundimit të ligjit në vend.  Kjo reformë është përshëndetur edhe në opinionin e BE të publikuar pak kohë më parë duke pritur implementimin e saj. Sot është dita e rëndësishme për Ministrinë e Drejtësisë dhe sistemin e drejtësisë në vend, sepse implementojmë sistemin e ri të “monitorimit elektronik”, apo “byzylykun elektronik”, si  risia reformuese më progresivja jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ky sistem e bën më modern sistemin e trajtimit të të dënuarve. E bën më njerëzor dhe human dhe  nxit më tepër riintengrimin  e personave të dënuar.  Ky sistem ul në mënyrë të ndjeshme shpenzimet në miliona euro për ruajtjen dhe trajtimin e të dënuarve, por edhe të arrestuarve në banesa. Ky sistem sjell një impakt edhe më të rëndësishëm, atë që është më e rëndësishmja për qytetarët është sigurinë publike. Siguria publike është padyshim shqetësimi kryesor për qytetarët dhe sigurisht që përbën detyrimin më madhor të çdo qeverie.  Me ketë sistem mundësia e monitorimit të personave që paraqesin një rrezikshmëri për publikun është maksimale. Sistemi jo vetëm nuk lejon daljen nga perimetri që cakton gjykata, por identifikon në kohë reale me vetëm 1.6 m distancë vendndodhjen e subjektit. Sistemi do të përdoret pilot në fillim tek Shërbimi i provës, për  rastet e arresteve shtëpiake, duke i dhënë fund historive të largimit dhe moszbatimit të masave të gjykatave por edhe duke siguruar qytetarët që këta persona me rrezikshmëri të mos largohen duke përbëre rrezik për shoqërinë. Ne sot finalizojmë brenda një kohe të shkurtër projektin pilot “Për Mbikëqyrjen elektronike të personave me vendime penale”.  Kjo është një reformë, e cila është pjesë e reformës në Drejtësi, sepse ekzekutimi i vendimeve është pika më fundore, por dhe më e rëndësishme e zbatimit të ligjit dhe sundimit të ligjit në vend.  Kjo reformë është përshëndetur edhe në opinionin e BE të publikuar pak kohë më parë duke pritur implementimin e saj. Sot është dita e rëndësishme për Ministrinë e Drejtësisë dhe sistemin e drejtësisë në vend, sepse implementojmë sistemin e ri të “monitorimit elektronik”, apo “byzylykun elektronik”, si risia reformuese  më progresivja jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan.  Ky sistem e bën më modern sistemin e trajtimit të të dënuarve. E bën më njerëzor dhe human dhe  nxit më tepër riintengrimin  e personave të dënuar.  Ky sistem ul në mënyrë të ndjeshme shpenzimet miliona euro për ruajtjen dhe trajtimin e te dënuarve por edhe te arrestuarve ne banesa. Ky sistem sjell një impakt edhe më të rëndësishëm, atë që është më e rëndësishmja për qytetarët është sigurinë publike. Siguria publike është padyshim shqetësimi kryesor për qytetarët dhe sigurisht që përbën detyrimin më madhor të çdo qeverie.  Me ketë sistem mundësia e monitorimit të personave që paraqesin një rrezikshmëri për publikun është maksimale. Sistemi jo vetëm nuk lejon daljen nga perimetri që cakton gjykata, por identifikon në kohë reale me vetëm 1.6 m distancë vendndodhjen e subjektit. Sistemi do të përdoret pilot në fillim tek Shërbimi i provës, për rastet e arresteve shtëpiake, duke i dhënë fund historive të largimit dhe moszbatimit të masave te gjykatave, por edhe duke siguruar qytetarët që këta persona me rrezikshmëri të mos largohen dukë përbërë rrezik për shoqërinë”.

AMBASADORI I OSBE-SË, EUGEN WOLLFARTH: “MINISTRI HALIMI, NJË PUNË TË SHKËLQYER”

I pranishëm në ceremoni, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth tha se kjo është një metodë e njohur në BE, si një zgjidhje alternative ndaj qëndrimit në burg. Ai e quajti një sistem modern dhe efektiv. Në këtë rast sipas tij, nuk bie ndesh drejtësia penale me të drejtat e njeriut, por mund të funksionojnë paralelisht. “Shqipëria ka meritën e të qenit vendi i parë në rajon që ka përqafuar këtë sistem. Krenaria është diçka e madhe, prandaj mund të ndahet me të tjerët. Lejomëni t’ju bashkohem, së bashku me ekipin tim dhe t’u uroj sistemit të drejtësisë, policisë dhe ministrit shumë sukses me sistemin e ri”,- tha më tej ambasadori .Sistemi do të përdoret pilot në fillim tek Shërbimi i Provës, për  rastet e arresteve shtëpiake, duke i dhënë fund historive të largimit dhe moszbatimit të masave te gjykatave, do të përdoret edhe për personat në shërbim prove për përdorim të lëndëve narkotike, në mënyrë që  ata të mos iu afrohen shkollave; do të aplikohet më pas edhe për personat që ushtrojnë dhunë në familje; do të aplikohet për të dënuarit ne moshe te re, të çilët duan të ndjekin dhe shkollën, për të dënuarit që marrin leje nga burgjet. Sistemi do të jetë efiçent në 1 janar dhe do realizohet nga  Shërbimi i Provës, i cili do të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Shtetit dhe me gjykatat për realizimin e saj. Mbikëqyrja elektronike është një koncept modern. Shqipëria ka meritën e të qenit vendi i parë në rajon që ka përqafuar këtë sistem. Pas përvojës së përbashkët dhe nxitëse të grupit të punës, kam bindjen se do të vazhdoni të bëni një punë të mirë! Krenaria është diçka e madhe, prandaj mund të ndahet me të tjerët. Lejomëni t’ju bashkohem këtë herë, Ministër Halimi, mbi bazën e kontributit të ekipit tim. I uroj sistemit të drejtësisë dhe ministrit të Drejtësisë shumë sukses me sistemin e ri.