Minatorët paralajmërojnë rinisjen e grevës së urisë

488
Sigal

Minatorët paralajmërojnë përmes kreut të Konfederatës Sindikale, Kolë Nikollaj se do të rinisin grevën e urisë nëse nuk përmirësohen kushtet e punës dhe nuk plotësohen kushtet që kishin kërkuar më parë. Sipas Nikollaj, kushtet e punës nuk janë përmirësuar pas një viti dhe se nuk ka asnjë administrator me të cilin të mund të negociojnë. Nikollaj mësohet të ketë thënë se RISHM-i nuk po kontrollon kushtet në minierë dhe nëse METE apo ACR nuk ndërhyjnë, greva është e pashmangshme. Në minierë, sipas tij ka probleme ashensori dhe sistemi i ajrimit, ndërkohë që minatorëve nuk u paguhen raportet mjekësore.