Milot, një e vdekur dhe 5 të plagosur në aksident

449
Një person ka gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Milotit. Dy automjete janë përfshirë në aksident në hyrje të Rrugës së Kombit në orët e mëngjesit të së shtunës. Në aksident janë përfshirë mjetet tip Nissan me targa shqiptare dhe një makinë tjetër më targa të Kosovës. Përplasja ka qenë fatale për një 70-vjeçare, që ka ndërruar jetë, ndërkohë që pesë të plagosurit janë shoqëruar menjëherë drejt spitalit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Nga dyshimet paraprake besohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të njërit prej dy mjeteve të përfshirë në përplasje.
Sigal