Milano, gjyqi ndaj luftëtares italiane të ISIS, merren në pyetje 3 shqiptarët

432
Prokurorët në Milano në gjyqin ndaj Giulia Maria Fatima Sergio, kanë marrë në pyetje babanë, motrën dhe tetë persona të tjerë të akuzuar për mbështetje ndaj terrorizmit. Në pyetje janë marrë dhe familjarët e Aldo Kobuzit, Donika Çoku, Baki Çoku dhe Arta Kakabuni dhe shtetasi kanadez, Haik Bushra. Prokuroria lëshoi në korrik nëntë urdhra arresti, ku pesë prej tyre janë ende në kërkim. Serio Maria Giulia, e cila është e para luftëtare italiane në Siri, është stërvitur për muajt të tërë për të luftuar krah ISIS-it. E gatshme për të rënë martire, ajo ka mësuar sesi të qëllojë me Kallashnikov në Irak bashkë me bashkëshortin e tij, Aldo “Said” Kobuzi, ku të dy aktualisht ndodhen në Siri.
Ajo mbërriti me bashkëshortin e saj në shtetin e kalifatit në shtator 2014 dhe nëpërmjet Skype ajo ruan kontaktet me familjen ku i këshillon që të ndjekin xhihadin. “Jemi këtu për të vrarë ata që nuk besojnë me qëllim zgjerimin e Shtetit Islamik”, këshillon ajo familjarët. Hetuesit kanë zbuluar emrin e “rekrutuesit” e ISIS, një turk të quajtur Ahmed Abi Alharith i cili ka rolin e “koordinatorit të luftëtarëve të huaj në Siri”, një person nga Libani që “koordinonte dërgimin e luftëtarëve në betejë” dhe Abu Sawarin “përgjegjës për francezët e mbërritur në territorin e Shtetit Islamik”. Hetuesit kanë analizuar të dhënat e rekrutuesve duke krijuar hartën e “aspirantëve të luftëtarëve”. Ushtarët e ISIS kanë si “detyrë” të “bindin” familjarët që të bëhen pjesë e Shtetit Islamik.
Sigal