Zbulohen 631 gr. kokainë në një apartament në piazza Sant’Apollinare në Milano. Dy roje sigurie me shtetësi shqiptare, 41 dhe 42 vjeç, janë arrestuar nga Policia. Agjentët e komisariatit Lerenteggio i kanë bllokuar ata rreth orës 11 të së shtunës që kaloi.
Policët erdhën në zonë pasi morën një mori ankesash nga qytetarë dhe tregtarë. Kur ata vunë re shqiptarin 41-vjeçar që doli nga rrugica 4, iu afruan, por ai, duke praktikuar arte marciale të përziera, ka reaguar me forcë duke i lënduar dy agjentët e policisë para se ta prangosnin.
Gjatë kontrollit në shtëpi, që bëri të mundur zbulimin e drogës dhe një mijë euro të fshehura në kuzhinë, në shtëpi hyri shqiptari tjetër. Ai nuk e kishte vënë re praninë e policisë.
Të dy rezultuan me precedentë dhe pasaporta u kishte skaduar.
Vetëm para një jave, prefektja e Milanos, Luciana Maorgese, kishte nënshkruar një protokoll për sigurinë në vendet e argëtimti dhe lokale ndërmjet subjekteve dhe organizatave që përfaqësojnë kategoritë e operatorëve të klubeve të natës dhe shërbimet e kontrollit në dyqane.
Në marrëveshje janë përcaktuar disa pika që do të parandalopjnë episode të rrezikshme në diskoteta, sidomos ato që kanë të bëjnë me dhunën, drogën dhe alkolin.