“Miks” ndalon 5 persona, sekuestohen 1.5 kg drogë

458
Në kuadër të hetimit 6 mujor droga e sekuestruar është: 600 gr heroinë; 400 gr kokainë, dhe 500 gram kanabis sativa.
Gjithashtu u sekuestruan dhe 5300 Euro dhe një automjet tip Ford Focus me targa AA 095 JD. Makina ishte në pronësi të Denis Grabovari (Ne foto lart)
Në prangat e policisë kanë rënë
• Besmir Basha 30 vjeç, banues në Durrës;
• Denis Grabovari 35 vjeç, banues në Durrës;
• Mirgen Huba 32 vjeç, banues në Tiranë;
• Elisa Tabaku 31 vjeçe, banuese në Tiranë
• Lulzim Isai 49 vjeç, banues në Shijak.
Operacioni ishte bashkëpunim i specialistëve të Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Operacioni u finalizua pas një hetimi 6-mujor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Sigal