Mësuesja në Elbasan, godet kolegen me këpucë në kokë pas sherrit

475
Një mësuese e shkollës 9 vjeçare “Jeronim De Rada” në Elbasan është goditur me këpucë në kokë nga kolegia e saj. Ngjarka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pas mbledhjes së zhvilluar në drejtori.
Dy mësueset emrat e të cilave nuk bëhen ende të ditura janë përfshirë në një konflikt të ashpër verbal, ndërsa më pas njëra ka qëlluar kolegen më këpucë në kokë.
Pala e dëmtuar ka shkuar në policinë e Elbasanit ku ka bërë denoncimin përkatës. Ngjarja ka shkaktuar kaos në shkollë dhe mësimi është pezulluar për disa minuta. 
Sigal