Mësuesi i dehur dhunon fëmijët me dru

452
Një mësues është shkarkuar nga detyra, pasi në gjëndje të dehur ka dhunuar 12 nxënës të një shkolle fillore. Protagonist është bërë një mësues i një shkolle 9 vjeçare në Gollobordë, i cili ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të fillores, duke rrahur 12 prej tyre. Nga të dhënat paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, kur thuhet se ai ka qenë i dehur, kur ka shkuar për të dhënë mësim. Lidhur me këtë rast të rëndë, kanë qenë vetë prindërit e nxënësve ata që kanë bërë denoncimin në polici, e cila nisi menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes. Sakaq, sapo u njohën me rastin, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Bulqizë shkuan për inspektim në shkollën në fjalë, ndërsa mësuesi u pushua nga detyra. Në mënyrë jo zyrtare thuhet se një prej nxenesve ka shkuar edhe në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por kjo gjë nuk konfirmohet nga autoritetet.
Sigal