Merrte paratë e kësteve të kredive, arrestohet punonjësi i FAF-it

409
Punonjësi i një fondacioni për mikrokredi për fermerë është ndaluar nga policia e Elbasanit për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Jorgaq Nishku, 63-vjeç nga Gramshi, kishte përvetësuar pagesat e kësteve të kredive të dy shtetasve, bën të ditur policia e Elbasanit.
“Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi duke qenë me detyrë punonjës i FAF Gramsh (Fondacioni për dhënie mikrokredie për fermerë) dhe shtetasit L.SH, 33 vjeç, dhe I.A., 28 vjeç, kishin marrë kredi pranë këtij fondacioni dhe këstet mujore ia paguanin rregullisht shtetasit Jorgaq Nishku, i cili dyshohet të mos ketë dorëzuar në arkën e fondacionit këstet mujore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal