Merrte 20 mijë lekë duke premtuar punë, arrestohet punonjësi i Postës

421
TIRANE – Një 37 vjeçar me detyrë punonjës i Postës Shqiptare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kishte marrë shuma parash deri në 20 mijë lekë tre qytetarëve me premtimin se do t’i fuste në punë.
Në prangat e policisë ka rënë Oltjon Dalipi punonjës i Postës Shqiptare dega Tiranë. Sipas policisë 37 vjeçari u kishte premtuar tre personave se do t’i fuste në punë duke u marrë në këmbim shuma parash.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Dalipi u ka marrë shuma që variojnë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë shtetasve me iniciale B.D, O.H dhe A.T. Ai është vënë në pranga ndërsa materialet në ngarkim i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës. 
Sigal