“Merrni këto dhe më lini të iki”, zgjedh “metoda” shqiptare për të korruptuar policët në Itali, por…

589
Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi tentoi të korruptojë karabinierët. Ai është 38-vjeçar Hasim Balliu i cili ra në prangat e autoriteteve italiane në provincën e Cerignola-s në Foggia.
Ai u ndalua në stacionin kryesor të Cerignola-s për një shkelje të rregullave rrugore, por për t’i shpëtuar ndëshkimit me gjobë i ofroi 15 euro karabinierëve.
“Merrni këto 15 euro dhe më lejoni të iki,” mësohet t’i ketë thënë shqiptari uniformave blu raporton FoggiaToday.
Por policët italianë nuk kanë pranuar të korruptohen nga shqiptari duke e prangosur atë dhe dërguar në rajon. Balliu do t’i përgjigjet shkeljes për nxitje korrupsioni.
Sigal