Merret peng anija shqiptare e peshkimit/ Shtetasi egjiptian kërcënon: 70 mijë euro ose do ta fundos

483
Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja për anijen e peshkimit e cila humbi kontaktet me me kapitenerinë e portit të Durrësit. Sipas policisë, në bordin e anijes ndodheshin 3 persona, një shtetas egjiptian dhe dy marinarë shqiptarë. Policia sqaron se ditën e sotme, rreth orës 10:00, shtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam ka marrë në telefon bashkëkombasin e vet shtetasin egjiptian R. A., 53 vjeç, i cili punon në Portin Detar Durrës duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt. Ai kërkon 70 mijë euro duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë. Ka qenë pronari i anijes “Çelepia 2”, Murat Çelepia ai që ka informuar për humbjen e kontaktit me anijen e peshkimit. Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal